Bllokohen në Valbonë 15 turistë izraelitë
Fshatrat e Luginës së Valbonës po frekuentohen nga turistët e huaj edhe gjatë dimrit, në turizmin dimëror apo të aventurës. 15 turistë nga Izraeli kanë mbetur të bllokuar në fshatin Rragam të Shalës në Valbonë ku trashësia e borës ka arritur në rreth 2 metra.Turistët nga Izraeli janë adhurues të sporteve dimërore dhe kishin udhëtuar në ditët e para të vitit për në fshatrat e Luginës së Valbonës për të ushtruar sportet dimërore dhe ato të aventurës. “Mbaj kontakte të vazhdueshme me fshatarët ku janë akomoduar turistët izraelitë. 15 turistët janë shëndoshë e mirë në fshatin Rragam të Shalës, duke ngrënë mish të thatë me fasule nëpër shtëpitë e fshatarëve të kësaj zone”,- thotë si me shaka kryetari i komunës së Margegajve, Rexhë Biberaj.