E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dështon për herë të pestë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, zgjedhja e kryetarit shtyhet për 25 prill

Për herë të pestë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

E propozuara për kryeparlamentare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë mbështetjen e mjaftueshme.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë pas dështimit të zgjedhjes së kryetarit, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë të premten, më 25 prill, në orën 11:00.​

Në këtë situatë, LVV ka kërkuar mbështetje nga deputetët e pakicave jo-serbe dhe një deputet serb për të arritur shumicën e nevojshme. Megjithatë, ende nuk ka pasur një marrëveshje për formimin e një koalicioni të ri qeverisës. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kryetarin dhe të formojë një qeveri, mund të shpallen zgjedhje të reja parlamentare.​

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari njoftoi se Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota.

“Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër, 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit, nuk kalon kandidatja për kryetare”, tha Dehari.

Nëse seanca e 25 prillit nuk sjell një rezultat, Kuvendi i Kosovës mund të përballet me një krizë institucionale të thellë, e cila mund të kërkojë ndërhyrjen e Presidentes Vjosa Osmani për të shpallur zgjedhje të reja parlamentare

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›