“Synojmë 1 miliard eksporte”, Rama: Kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti për ata që duan të nisin një sipërmarrje

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama këtë të mërkurë është ndalur në Berat ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural.
Rama tha se qeveria do të mbështesë fermerët që kanë nevojë me instrumentin e ri financiar.
Bëhet fjalë për linjën e financimit prej 250 mln eurosh nga Banka e Shqipërisë, që iu mundëson mbështetje sipërmarrësve në fshat.
Rama: Sot më vjen mirë që kemi në instrument të ri financiar, 250 mln euro, linjë financimi inovative e BSH, e cila iu mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat apo atyre që duan të nisin sipërmarrje, qoftë në prodhim, agropërpunim, apo në agroturizëm që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%. Ne nëpërmjet AZHBR e shoqërojmë këtë proces, mbështesim këto që ka nevojë për asistencë, kemi nënshkruar marrëveshje për bankat, të cilat kanë filluar edhe fushata informuese sepse është qeveria që garanton.
Të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe nivelit të eksporteve. Kemi objektiv të shkojmë 1 miliardë eksporte. Gjysmë miliardi tjetër është shumë ambicioz dhe prandaj dua të kthehem te fiksimi se ishte shumë e bukur. Në Dibër takoj një qytetar që më thotë e kryve me ne dibranët, tuneli i Murrizit ishte ëndrra jonë. I thashë tani kemi BE, unë tha këtë desha tunelin e Murizit. Shkoj përqejf në Tiranë, por do të të mbështes edhe për BE. Ne kishim fiksim rrugën e Arbrit, na u gjende. Tani ti ke fiksim BE, ne do të gjendemi më tha./vizionplus.tv