Dështon shpërndarja e mandateve për Këshillin Bashkiak të Tiranës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të miratojë aktin për shpërndarjen e mandateve për këshillin bashkiak të Tiranës. Kjo për shkak se miratimi i aktit kërkon një shumicë të cilësuar 5 me 2 vota. Përfaqësuesit e opozitës në KQZ thanë se ishin kundër për shkak se po veprohej me dy standarde duke mos përfshirë në rezultat vullnetin e zgjedhësve. Sipas tyre, tabela përmbledhëse ka shifra të vendosura në mënyrë jologjike. Në përfundim me votimin 4 me 2, KQZ nuk ka arritur të kalojë aktin. Mbledhja e radhës e KQZ është caktuar për nesër. KQZ ka vepruar me dy standarde në këtë drejtim, pasi në rezultatin për Tiranën ka pranuar votat e hedhura gabim, kurse për këshillat nuk i ka marrë parasysh.
Në fjalën e tij gjatë kësaj mbledhje, kreu i KQZ, Ristani, vlerësoi vendimin e Kolegjit për Tiranën, duke u shprehur se kjo tregoi që shteti ligjor funksionon.