E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon votimi elektronik në qarkun e Fierit

Dështon votimi elektronik në qarkun e Fierit. Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar gjatë mbledhjes së radhës zbatimin e numërimit të votave me dorë në këtë zonë. Përfaqësuesit e subjekteve politike nuk patën asnjë kundërshtim dhe akti u miratua me 4 vota pro.

Sipas KQZ-së kontrata me kompaninë INDRA ka përfunduar në mënyrë të parakohshme, pasi në fletën e votimit janë 67 subjekte nga 42 që ishin përcaktuar në kontratë.

Komisioni Qëndror Zgjedhor ndër të tjera miratoi edhe akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 23 qeshorit .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›