Topi me gazetarët sportivë: Partitë e mëdha e kanë përdorur sportin vetëm për fushatë
Kreu i FRD-së Bamir Topi ka akuzuar dy partitë e mëdha për përdorim të sportit vetëm për fushatë zgjedhore.
Në një takim me gazetarë sportive Topi ka deklaruar se përdorimi i figurave emblematike të sportit për fushatë i ka dëmtuar rëndë ata.
Ndër të tjera Kryetari FRD-së akuzoi qeverinë edhe për premtimin e pambajtur për ndërtimin e stadiumit.
Ndër të tjera në bashkëbisedimin me gazetarët sportivë u prekën edhe një sërë problemesh të tjera me të cilat po përballet sporti në vendin tonë e kryesisht futbolli.