E Enjte, 5 Nëntor 2026

Detaje/ Kush është shqiptari që organizoi dhe financoi vrasjen e Nikulajt, fillesa e gjakmarrjes që në vitin 1997

1 portugez është vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj pak ditë më parë në hotelin e tij në Shëngjin. Pjesë e këtij atentati kanë qenë edhe 4 anglez dhe një shqiptar.

Edmond Haxhia, dyshohet se ka qenë organizatori, porositësi dhe financuesi i këtij atentati.

Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 1997-tës.

Policia ka zbuluar edhe një makinë pasat, që dyshohet se shtetasit e huaj e kanë marrë me qera, dhe është përdorur nga portugezi dhe anglezi për të kryer krimin e rëndë.

Policia në deklaratë për media, tha se personat e përfshirë në ngjarje janë shpallur në kërkim dhe po vijon puna me partnerët e huaj për kapjen e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›