E Enjte, 5 Nëntor 2026

Detaje nga atentati në Shëngjin/ Biznesmeni u vra në lokalin e tij, policia del me reagimin zyrtar

Policia ka dalë me reagimin zyrtar për atentatin që ndodhi mesditën e sotme në Shëngjin, ku viktimë mbeti biznesmeni Ardian Nikulaj.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta, ndërsa viktima ka qenë në lokalin e tij.

Policia thotë se janë ngritur disa pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›