E Diel, 1 Nëntor 2026

Detaje nga atentati në Shkodër/ Shënjestra dyshohet të ketë qenë Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajrit

Erogen Vaso dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit që tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne me 2 viktima dhe 2 të plagosur.

Erogen Vaso alias Brajoviç, i cili mbeti i plagosur, është vëllai i Denis Bajri (Brajoviç).

Vaso është një emër i përfolur për përfshirje në vepra kriminale.  Emri i tij i Erogen Vaso doli në vitin 2023 në një dosje të SPAK si pjesë e grupit të Bajrave të Shkodër.

Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”.

Ndërkohë vëllai i tij, Denis Brajoviç u ekstradua nga Dubai më 23 korrik të këtij viti.

Kush është  Denis Brajoviç?

Denis Bajri (Brajoviçit ), i cili u arrestua në shkurt të 2024, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ai u ekstradua nga Dubai drejt vendit tonë më 23 Korrik 2025.

Ndaj Brajoviçit ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku nga përgjimet e SKY, ai flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit.

Ai u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Brajoviç akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojt të kryer në vitin 2020, në Shkodër.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›