E Enjte, 5 Nëntor 2026

Detaje nga shpërthimi me eksploziv në Elbasan, policia njoftim zyrtar: Shkak një konflikt i vjetër

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin me eksploziv të ndodhur në Elbasan rreth orës 04:00 në lagjen Shënkoll.

Nga shpërthimi humbi jetën autori, Kristi Balukja i cili teksa po vendoste lëndën plasëse në makinën e shtetasit Renato Çepa, i ka shpërthyer.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta.

Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›