E Hënë, 2 Nëntor 2026

Detaje nga vrasja në Ndroq, autori u afrua në këmbë, qëlloi Alfred Dedjan dhe u largua me makinë

Tiranë – Detaje të reja mësohen nga ngjarja që tronditi Ndroqin pasditen e sotme.

Alfred Dedja mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se autori, i cili është identifikuar, është afruar në këmbë kur ka kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë tip “Benz” të zi.

“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›