E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Ky është viktima dhe autori i atentatit në Ndroq, Dedja menaxher në resortin e Altin Hajrit para disa vitesh

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Alfred Dedjas, 50-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Ndroq.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, 27 vjeç, kunati i Altin Hajrit.

Julian Gjoshi

Altin Hajri është pronari i e kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.

Ngjarja e sotme dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.

Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende nuk është arrestuar nga policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›