E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detajet e seances se pare te Kuvendit te drejtuar nga Ilir Meta

Ndër krerët e lartë të shtetit, Ilir Meta mbërriti i pari. Garda shoqëron kryetarin e ri të Kuvendit nga hyrja e pasme, që për arsye sigurie I rezervohet personaliteteve të larta shtetërore.

Ndonëse kamerat e prisnin në hyrjen qendrore, edhe Kryeministri I dekretuar Rama preferoi për herë të parë hyrjen e pasme të sallës plenare.

Për Berishën është vetëm një rutinë. Nuk është ende një deputet I thjeshtë por Kryeministri në detyrë I vendit, deri në votimin e Qeverisë së re në Kuvend.

Zv/kryeministri Niko Peleshi vjen në këmbë dhe I drejtohet hyjres anësore të llozhave. Sekretari I Përgjithshëm I kabinetit qeveritar, Engjëll Agasi, i tregon se tashmë është dekretuar nga Presidenti Nishani dhe këtë herë do të ulet përkrah Ramës në vendet që I rezervohen ekzekutivit

Seanca plenare ku Rama prezantoi programin e tij qeverisës, nisi me betimin e Ridvan Bodes si deputet. Kishte munguar në seancën paraardhëse kur u betuan kolegët e tjerë dhe iu desh ta bëjë atë I vetëm.

Qeveria e re, më e madhe në numra, ka bërë që ministrat të ndahen në dy rreshta, duke zënë edhe vendet e administratës. Poshtë janë ulur Lefter Koka, Milena Harito, Erion Veliaj, Lindita Nikolla, Eglantina Gjermeni, Edmond Panariti, Arben Ahmetaj dhe Bledi Çuçi.

Për fjalimin e parë të Edi Ramës si kryeministër ishte përgatitur një foltore e re.

Sali Berishës, ndonëse ka zbritur nga poltrona e Kryeministrit mes deputetëve, ujin vazhdojnë t’ja servirin.

Në llozha shumë diplomatë të akredituar. Sequi dhe Arvizu kanë preferuar të qëndrojnë bashkë por bie në sy mungesa e Kreut të Shtetit, Bujar Nishani.

Fjalët e Ramës ngritën në këmbë liderin historic të demokratëve. Deputetëve të PD-së u mjaftoi vetëm një gjest I dorës së Berishës, që ta ndiqnin.

Ndërsa pjesa më e madhe e opozitës kishte braktisur Parlamentin, dy aleatët në pushtet, Meta dhe Rama, mbyllën seancën me një shtrëngim duarsh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›