E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetera qytetare cdo dite ne zyren e deputetit Rama ne Vlore

Që pas inaugurimit në fillim të shtatorit, në zyrën e deputetit Edi Rama në Vlorë paraqiten çdo ditë dhjetëra qytetarë. Stafi është urdhëruar që të mos I tregojë asgjë medias mbi problemet e qytetarëve. Diçka e tregojnë ata vetë në dalje të zyrës.

Te zyra e deputetit Rama nuk shkojnë vetëm për t’u ankuar, por ehde për të uruar.

Shpresa për të gjetur një vend pune nga deputeti-kryeministër, mbetet e madhe.

E bindur se do të gjejë zgjidhje për ndërtimin pa leje në pronën e saj, nga gëzimi kjo zonjë nuk lë as bashkëshortin të flasë.

Që nga inaugurimi I zyrës, dhjetëra vlonjatë çdo ditë trokasin në derë. Por Rama ka I ka dhënë urdhër stafit të mbajë gojën mbyllur me median mbi hallet e tyre.

Tre të rinj u zgjodhën mes 252 kandidatëve për të punuar në zyrën e Ramës. Sjellja e tyre e mirë dhe fjalët e bukura mbajnë gjallë shpresën e qytetarëve.

Zyra e deputetit Rama në Vlorë qëndron hapur nga 9 e mëngjesit deri në mesditë dhe nga ora 5 e pasdites deri në 8 të mbrëmjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›