Detektivi pushohet nga puna në SHBA, ndaloi makinën e guvernatorit
SHBA- Një hetues veteran në Iowa tha se ai u shkarkua të mërkurën nga detyra në shenjë hakmarrjeje se u ankua në lidhje me shpejtësinë e automjetit të guvernatorit nëpër komunikacionin rrugor.
Sipas prestigjozes ‘Huffington Post’, agjenti special Larry Hedlund i Divizionit Iowa të Hetimeve Penale paraqiti një ankesë në lidhje me guvernatorin Terry Branstad më 29 prill për udhëtim me 144.84 km/h.
Hedlund tha se shkarkimi i tij pas një karriere 25-vjeçare në zbatim të ligjit ishte shkatërrues dhe se ai do të “marrë në varr” besimin që kjo ishte bërë për shkak të ankesës së tij. Avokati i tij, Tom Duff, premtoi të paraqesë një padi duke pretenduar pushim të padrejtë nga puna.
“Ky shkarkim është një humbje e vërtetë për popullin e shtetit të Iowa”,- tha Duff i Hedlund, i cili mori një nderim të lartë për ndihmimin e viktimave të krimit në vitin 2008. “Nëse fëmija humbet apo anëtar i familjes suaj ka qenë viktimë e një krimi, ju do të doni Larry-n në këtë rast”.
Zyrtarët shtetërorë mohuan hakmarrjen. ”Pas shqyrtimit të kujdesshëm, është e dukshme se punësimi juaj në Departamentin e Sigurisë Publike Iowa ka qenë kundërproduktiv me interesat më të mira të Departamentit. Veprimet tuaja dhe mbajtja e trupit paraqesin sjellje që janë të papranueshme dhe garantojnë shkarkimin”,-thonë dokumente zyrtare.
Hedlund, 55 vjeç, nisi një ndjekje 26 prillit të makinës së guvernatorit, ai u ankua tek eprorët që me shpejtësi të lartë ndjekjka kishte rrezikuar sigurinë. Hedlund u vendos në pushim dy ditë më vonë në pritje të një rishikimi të akuzave për sjellje të pahijshme.
Sakaq gazeta shkruan se incidenti i tejkalimit të shpejtësisë është kthyer në një kokëçarje politike për Branstad, një republikan. Branstad tha se fillimisht ai ishte në dijeni të shpejtësisë së mjetit të tij pasi ai është zakonisht duke qëndruar në sediljet e pasme. Ai më vonë tha se afro 100 lm/h nuk ishte shumë shpejtë dhe administrata e tij është duke shqyrtuar se nuk do të ndodhë përsëri.
Dorina Bilbili/IDEA/