E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohen mjekët, i dhanë raport fals një pedagogeje për të munguar në punë

mej—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Gjyakata e Tiranës ka shpallur fajtor dy mjekë dhe një infermiere pasi kishin dhënë raport mjekësor fals pedagoges së Ekonomikut në Tiranë. 

Babai i pedagoges së, 66-vjeçari V.B, ish-mjek në pension duke shfrytëzuar miqësinë me mjeken V.G 57-vjeçe, i ka kërkuar asaj të japë një raport mjekësor për vajzën e tij, për një periudhë në të cilën ajo ka qenë jashtë Shqipërisë.

Nga hetimet është provuar se pedagogia R.B ka paraqitur një Raport për paaftësi të përkohshme për punë për sëmundje të përgjithshme që paguhen nga punëdhënësi të vulosur nga mjekja V.G, në të cilin përcaktohet diagnoza Bronchit Spastik dhe i është dhënë një periudhë pushimi prej 5 ditë nga data 24.09.2012 deri me 29.09.2012.

Por hetimi ka provuar se pedagogia R.B në periudhën që pasqyrohet në raport nuk ndodhej në Shqipëri dhe raporti është paraqitur pikërisht për të justifikuar mungesën e saj në punë.

Sipas gjykatës, Të dhënat e pasqyruara në raportin mjekësor janë fiktive dhe të pavërteta, pasi shtetësja R.B jo vetëm nuk ishte e sëmuë, por as nuk ndodhej në Republikën e Shqipërisë në ditët që pasqyrohen në këtë raport. Në lidhje me regjistrin e vizitave, jo vetëm të dhënat janë fictive, por rreshti në emërt të saj është fallsifikuar në mënyrë mekanike duke prishur emrin e një shtetasje tjetër dhe moshën e saj dhe duke shënuar gjeneralitete të tjera. Po kështu në këtë rregjsitrër përcaktohet diagnostikim që nuk përputhet me vetë raportin e lëshuar nga të pandehurat.

Pavarësisht se mjekja nuk e ka vizituar vajzën e mikut të saj, pedagogen R.B, ajo i ka kërkuar infermieres D.B, vjeç 60, që të plotësojë një raport mjekësor si edhe rregjistrin e vizitave në emër të pedagoges R.B. Duke qenë se vajza e tij nuk ishte paraqitur në punën e saj si pedagoge, ish-mjeku e ka depozituar raportin e mësipërm në Fakultetin Ekonomik për të justifikuar mungesën e vajzës së tij.

Ndaj gjykata ka dënuar me nga 200 mijë lekë gjobë mjeken, infermieren dhe babain e pedagoges së Ekonomikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›