E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deti në Seman po përparon drejt tokës, në 3 dekadat e fundit është afruar më shumë se 700-800 m

Në 3 dekadat e fundit ujrat e Detit Adriatik në Seman, Fier po përparojnë duke pushtuar disa qindra metra tokë të bregut ranor. Deti është afruar më shumë se 700 metër nga pozicioni para 30 viteve.

Lëvizjet e detit Adriatik në Seman, Rremaz apo edhe në Divjakë shpjegohen si femomene natyrore që kanë prekur mbarë globin për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë Drejtuesi i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Bujqësore në Këshillin e Qarkut Fier Asqeri Ruko është shprehur se në vitin 2021 dhe 2022 është reduktuar sipërfaqja e tokës bujqësor nga përmbytjet dhe dëmtimi nga erozioni dhe gërryerjet e lumenjve që përshkojnë qarkun Fier.

Sipas monitorimit më të fundit nga më shumë se 800-900 ha të dëmtuara para 3 viteve nga lumenjtë Seman e Vjosë kjo shifër ka rënë në vitin 2022 në 125 ha dhe kjo falë punës së bordit të kullimit dhe ngritjes së pritave.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›