E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbulimi i 155 gjeneve të reja konfirmon se njeriu ende po evoluon

Zbulimi i 155 gjeneve të reja konfirmon se qeniet njerëzore janë ende në zhvillim dhe është e rëndësishme të studiohen për të kuptuar se si ato ndikojnë në shëndet.

Qeniet njerëzore nuk e kanë përfunduar procesin e evolucionit, këtë e demonstron rënia e temperaturës së trupit, e cila ka rënë me gati gjysmë shkalle në 150 vitet e fundit dhe tani konfirmohet nga një studim gjenetik i publikuar në Cell Reports . Studiuesit kanë identifikuar 155 gjene të reja, disa të lidhura me sëmundje specifike.

Kjo jo vetëm që tregon se trupi i njeriut po evoluon vazhdimisht, por na ndihmon të kuptojmë se si këto gjene ndikojnë në shëndetin tonë.

Nga 155 gjenet e identifikuara, 44 prej tyre janë shoqëruar me defekte të rritjes në kulturat qelizore  kanë lindur nga e para nga seksione të vogla të ADN-së.

Në tre gjene, studiuesit gjetën shënues të lidhur me sëmundje specifikesi distrofi muskulare, retinitis pigmentosa dhe sindromën Alazami. Një gjen i katërt, i cili u shfaq menjëherë pas ndarjes së njerëzve dhe shimpanzeve nga gorillat, është lidhur me zhvillimin e indit të zemrës së njeriut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›