Detyrat e anetareve dhe te administrates miratohet ne parim rregullorja e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim projektrregulloren e re të funksionimit të tij. Në këtë projektakt parashikohen të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Komisionit, si dhe përgjegjësitë e administratës në ushtrimin e detyrës. Në dokument parashikohet format dhe procedurat e hartimit të projektakteve nga drejtoritë e ndryshme pranë KQZ-së, thirrjen e mbledhjeve, si dhe një sërë praktikash, që i përkasin organizimit të Komisionit. Në hartimin e projektaktiti, administrata e KQZ-së është konsultuar me ekspertë të Komisionit të Venecias.
Mbledhja është shoqëruar me replika mes komisionerëve dhe përfaqësuesve të partive politike. Nënkryetari Denar Biba dhe i dërguari i PD-së Njazi Kosovrasti kanë shkëmbyer replika, mbi të drejtën e pjesëmarrjes në diskutime gjatë shqyrtimit të projektaktit.
Debati
Deklarata e pak ditëve më parë nga KQZ, se Partia Socialiste nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor, propozimet për anëtarë të komisione zgjedhore të niveleve të dyta, u bë shkak për debate në mbledhjen e komisionit. Përfaqësuesi socialist në KQZ, pretendoi se subjekti i tij ka respektuar ligjin dhe detyrimet që rrjedhin prej tij. Akuzave të përfaqësuesit socialist, se është përdorur politikisht, kryekomisionerja Lefterie Lleshi iu përgjigj duke përdorur si kundërargument, mangësitë në dokumentacionin e paraqitur. Debati nuk mund të mos tranferohej edhe mes vetë komisionerëve. Komisionerët kaluan edhe këtë provë tjetër force. Deri ditën e zgjedhjeve më 23 qershor, ka ende kohë për të tjera përballje verbale mes tyre.