E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ndjek traditen bojkoton Komisionin parlamentar te Ligjeve

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për administratën gjyqësore. Opozita ka braktisur mbledhjen, pa dhënë asnjë arsyetim për këtë vendim. Në mbledhje komisionerët diskutuan mbi propozimin e relatorit, deputetit demokrat Enkeljed Alibeaj, për emërimin dhe shkarkimin e kancelarit të gjykatës. Sipas tij, duke marrë në konsideratë specifikat e pozicionit të kancelarit, atëherë është e arsyeshme që vendimi të merret nga ministri i Drejtësisë. Propozim, i cili u pranua nga kolegët e tij të mazhorancës, çka përkthye në votë në momentin e miratimit në tërësi të këtij drafti ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›