E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detyrim paraqitje per kater mesueset e Kamzes

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë të lira 4 mësueset e ndaluara nga policia të dielën e kaluar me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Trupi gjykues ka vlerësuar faktin se tre prej tyre kanë fëmijë të mitur dhe në këto rrethana kanë vendosur që të zbusë masën e sigurisë ndaj tyre, në “detyrim paraqitje” deri në përfundim të hetimeve. Katër mësueset e gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamzë: Nevila Fiku, Arjana Metalia, Klodjana Koka dhe Fatbardha Mahmutaj, u arrestuan pasditen e së dielës nga njësia anti-korrupsion në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Mësueset akuzohen se pasi siguronin çelësin e përgjigjeve të testeve të Maturës Shtetërore, i shpërndanin përgjigjet me sms tek prindërit e nxënësve që u kishin dhënë ryshfet. Hetimet nisën pas zhvillimit të provimit të Letërsisë, testit të parë të Maturës Shtetërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›