E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha- Rames Te heqim imunitetin

Kreu i qeverisë, Sali Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama që, siç tha ai, të mos dëgjojë këshillin e miliarderëve të partisë por zërin e socialistëve të thjeshtë dhe tw hiqet  imuniteti.

Në fjalën e tij në Këshillin e Ministrave, Berisha tha se kryesocialistin Rama nuk e lënë të votojë heqjen e imunitetit, pas ai nuk e ka për veten e tij, sepse nuk ka imunitet.

“Të bëjë zgjedhjen, midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit, që ka 20 vjet që e voton dhe robtohet mbas tij, dhe që është jo 1 por qindra mijëra. Mos të dalë me retorikë për varfërinë në tribuna, korrupsioni është faktori më kryesor në një vend të lirë që nxit varfërinë. Nuk e lënë, se vetë nuk ka imunitet, nuk mund të them se e ka për vetën e tij, por nuk e lë këshilli i miliarderëve”, tha kryeministri Berisha.

Reagimi i Ramës në Twitter

"Kryeministri pergojon ligesisht deputetet e PS!Heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi? Genjeshter! Tom Doshi eshte pa imunitet,me voten e tij e tonen! Keshilli i Miliardereve ne PS s'do heqjen e imunitetit vijon Kryeministri!Ligesi e gjalle,PS ka votuar cdo heqje imuniteti unanimisht,edhe per veten".

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›