E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detyrim paraqitjeje per Bashkim Tahirin

U zhvillua seanca e gjyqit për Bashkim Tahirin, babain e deputetit socialist Saimir Tahiri. Gjykata e Tiranës caktoi masën detyrim paraqitjeje për Tahirin, ndërsa masën arrest shtëpie për ndërmjetësin në futjen e liaçeve kontrabandë, Dritan Gjizën.

Gjithashtu, Gjykata e Tiranës e konsideroi të ligjshëm arrestimin e Bashkim Tahirit. Avokati mbrojtës, Plarent Ndreca, ishte shprehur se klienti i tij duhet të kishte dalë në gjykatë 48 orë pas arestimit.  Sipas Ndrecës, ky afat ka skaduar të mërkurën në orën 16.00 dhe praktikisht dhe ligjërisht arrestit i bie fuqia.

Policia njoftoi të hënën arrestimin e 3 personave, mes të cilëve edhe babain e deputetit Tahiri, me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

Drejtoria e uniformave blu të kryeqytetit tha se, ata u kapën në flagrancë duke shkëmbyer medikamente me vlerën e 10 mijë eurove.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›