E Diel, 1 Nëntor 2026

Detyron gruan te veshe ferexhe per te mos u dalluar shenjat e dhunes

Torino 3 tetor NOA - Nje tunizian eshte arrestuar ne Torino nga skuadra speciale e Padovas dhe kjo pasi detyronte bashkeshorten e tij te vishte nje ferexhe per te mos shfaqur shenjat qe ai i kishte lene ne fytyre si rrjedhoje e dhunes se perdorur.

Gruaja ishte martuar me te pasi e kishte zgjedhur vete familja e saj.

Ne Itali mund te themi se jetonte shume e izoluar ku ne cdo situate i duhej te mbante veshur vellon pasi bashkeshorti nuk e lejonte te shfaqte shenjat si pasoje e dhunes se shpeshte qe ai perdorte ndaj saj.

Ishte bere me te vertete shume e veshtire per gruan qe te rezistonte ne kete situate pasi cdo veprim i saj ne lidhje me nje integrim ne shoqeri shoqerohej me akte dhune dhe kercenimesh.

Edhe pse ndodhej prej vitesh ne Itali serish ajo nuk e kishte mesuar gjuhen dhe duhet thene se serish gjeti forcen dhe kurajen per te shkuar ne polici dhe per te paditur bashkeshortin e saj me keto fakte.
r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31552-detyron-gruan-te-veshe-ferexhe-per-te-mos-u-dalluar-shenjat-e-dhunestitleDetyron gruan te veshe ferexhe per te mos u dalluar shenjat e dhunestheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›