Baby-hajdut me cekic ne dore plackit nje dyqan
Bergamo 4 tetor 2010 NOA - Nje baby-hajdut ka shperndare panik ne nje dyqan veshjesh ne Bergamo te Italise. 16-vjecari hyri ne qendren komerciale me nje cekic ne dore me te cilin ai qelloi titullarin e kesaj ndermarrje qe ishte me origjine kineze.
Ka arritur te marre 350 euro dhe me pas eshte zhdukur. Megjithate vetem pak caste me vone ai u arrestua nga policia ne momentin qe po kthehej ne shtepi.
Aktualisht i dyshuari i prangosur ndodhet ne burgun e minoreneve Becaria ne Milano me akuzen e vjedhjes.
Pese personat qe ndodheshin ne kete dyqan duhet thene se kane kaluar momente me te vertete terrori pasi djaloshi mbante ne dore cekicin ne menyre teper kercenuese.
Keshtu dy kliente u futen ne nje dhome dy te tjere ne banje ndersa i fundit u largua nga dyqani duke lene pronaren 38-vjecare te dyqanit te vetem me 16 vjecarin.
Fatmiresisht menjehere pas plackitjes titullari lajmeroi menjehere autoritetet te cilet ne saje te pershkrimit te marre arriten te gjurmonin te riun i cili njihej si nje djale i veshtire.
r.b/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31562-baby-hajdut-me-cekic-ne-dore-plackit-nje-dyqantitleBaby-hajdut me cekic ne dore plackit nje dyqantheme blue nickagjencianoa