E Diel, 1 Nëntor 2026

Deutsche Welle: Shqipëria po mbytet nga plehrat

shengjin Tiranë – Plehra të derdhura në gropa dhe brigje lumenjsh të zë syri kudo, në periferi të kryeqytetit Tiranë, në qytetin port të Durrësit apo në veri të vendit në Shkodër. Kështu në qytetin e Durrësit nuk ekziston asnjë vend grumbullimi i rregullt për plehrat. Plehrat e më shumë se 200.000 banorëve përfundojnë thjesht në fushat përreth qytetit. Derrat dhe dhitë kërkojnë atje ushqim. Familje rome bëjnë një riciklim rudimentar duke kërkuar plastikë, letër, skrap dhe materiale të tjera të riciklueshme. Për të gjetur skrapin e çmuar, u vënë zjarrin plehrave dhe kështu lëndët e dëmshme përfundojnë në ajër dhe ujë dhe ndotin ambientin. Lavdosh Ferruni është një nga ambientalistët e paktë në Shqipëri. Ai ankohet prej kohësh për derdhjet e paligjshme të plehrave në vend, por deri tani nuk është bërë thuajse asgjë. “Gjatë 23 viteve të fundit, konsumi në Shqipëri ka shpërthyer. Infrastruktura nuk është zhvilluar me të njëjtin ritëm. Ne prodhojmë shumë më tepër mbetje nga sa jemi në gjendje të trajtojmë.” Ndërkaq, ambientalistët kanë dhënë alarmin në lidhje me këtë ngjarje. Administrata dhe politika mundohen të krijojnë të paktën bazat për trajtimin e plehrave. Në të gjithë vendin ka vetëm dy vend grumbullime konform rregullave të BE-së: një në kryeqytet dhe një në veri të vendit, në Bushat. Por plehrat e Shqipërisë nuk krijohen vetëm në vend. Në vitin 2011 sipas të dhënave të Ministrisë shqiptare të Mjedisit, janë importuar rreth 300.000 tonë skrap dhe 20.000 tonë materiale të ndara plastike për riciklim, kryesisht nga Italia. Kjo është afërsisht sa sasia vjetore e plehrave të Tiranës. Dogana shqiptare i kontrollon importet e mbetjeve vetëm mbi bazë kampionesh. Ambientalistët si Lavdosh Ferruni janë të zemëruar, ata druajnë se me mbetjet e ligjshme importohen në mënyrë të paligjshme edhe mbetje të paligjshme, kryesisht nga jugu i Italisë. Zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino thotë se ambientalistët ekzagjerojnë, por ai pranon se në dogana ka probleme me punonjës të veçantë. As dogana dhe as Ministria e Mjedisit nuk mund të garantojnë që në vend nuk hyjnë mbetje të rrezikshme, thotë Bino. plehra 1 Golemi plehra_2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›