Devijimi i projektit te BB-se ne Jale

Top Channel ka mundur te shtjere ne dore raportin voluminoz te pergatitur nga nje njesi e specializuar investigimi ne Banken Boterore te quajtur “Paneli i inspektimit”.
Ky hetim, i pari ne keto 18 vjet qe Banka Boterore financon projekte ne Shqiperi, hedh dyshime te forta mbi menyren se si eshte zbatuar projekti i menaxhimit te bregdetit nga stafi shqiptar qe ka menaxhuar projektin.
Gjithcka ka filluar dy vjet me pare kur ne zonen bregdetare te Jales nisi shembja e disa shtepive, te cilat fillimisht jane paraqitur si ndertime pa leje, nga njesia e kordinimit te projektit ne Shqiperi, drejtor i se ciles eshte Jamarber Malltezi, dhendri i kryeministrit Berisha.
Fillimisht prishja e ndertimeve u raportua nga stafi i menaxhimit te projektit si e palidhur me vete projektin e Bankes Boterore.
Por raporti shkruan:
“Paneli i investigimit ka zbuluar nje lidhje te forte mes prishjes se shtepive dhe projektit per menaxhimin e bregdetit jugor te Shqiperise. Ne 2007 njesia e kordinimit te projektit u ka derguar nje leter te gjitha autoriteteve me te larta te vendit, perfshire dhe policine e ndertimit. Ne leter shkruhet: Sic e shihni ne Jale vazhdojne ndertimet pa leje. Duke patur parasysh rendesine e zhvillimit te kesaj zone ju lutem qe te merrni masat e duhura sa me shpejte te jete e mundur. Eshte e rendesishme te theksohet se letra eshte firmosur nga drejtori i njesise se kordinimit te projektit. Duhet theksuar gjithashtu se drejtori i njesise se kordinimit te projektit eshte nje person mjaft i njohur ne qarqet administrative shqiptare. Shpesh here ne shtypin vendas ai nuk perkufizohet vetem si drejtori i njesise se kordinimit, por edhe si njeri nga anetaret e familjes te nje prej zyrtareve me te larte ne vend”.
Raporti perdor tone te forta dhe hedh dyshime te tjera kur citon se:
“Gjate intervistave te bera, Paneli ka ndeshur edhe ne lidhje korruptive nga njerezit e intervistuar ne Shqiperi, te cilat jane konsistente me raportet e lajmeve te permendura me siper se disa njerez po e perdorin projektin dhe burimet e tij per te pastruar zonen perreth Jales per nje resort turistik. Ndersa raporti vetem sa indormon, por nuk vlereson lidhjet korruptive, natyra selektive e perdorur per te prishur ndertimet nga policia e ndertimit duket se mbeshtet idene per te pastruar nje zone te caktuar”.
Ne nje njoftim zyrtar te bere ne daten 2 shkurt zyra e Bankes Boterore informon:
“Banka Boterore shqetesohet per gabimet e bera ne kuader te ketij projekti nga Grupi i Menaxhereve te Bankes Boterore dhe stafi. Ne perputhje me procedurat e brendshme, Banka eshte duke shqyrtuar veprimet e stafit te vet dhe nese do te jete e nevojshme do te marre masat e duhura”.
Per kete ceshtje bordi i drejtoreve te Bankes Boterore do te jape nje vendim perfundimtar ne daten 17 shkurt dhe disa burime jo zyrtare thone se banka mund te marre ne konsiderate edhe nderprerjen e kredise per kete projekt, i cili sic nenvizohet edhe nga raporti mbeshtillet nga dyshime te forta per abuzime.