Rrahin minorenin italian, arrestohen 3 shqiptarë
Ngjarja ndodhi në një parking të një lokali në Pian të Coreglias në provincën e Luccas. Policia italiane beri te ditur se autorët që rrahen dhe me pas e lane pa ndjenja minorenin janë 3 emigrantë shqiptarë me dokumenta te rregullta
LUCCA – Tre shqiptarë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrahur dhe më pas braktisur në një pellg gjaku një minoren italian. Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në një parking të një lokali në Pian të Coreglias në provincën e Luccas. Autorët që dhunuan minorenin janë 3 emigrantë shqiptarë që jetonin në Capannori tek e njëjta provincë. Ata nuk ishin klandestine por, kishin fituar dokumenta te rregullta per qendrimin e tyre ne Itali. Policia bëri të ditur se pasi i identifikoi autorët e ngjarjes bëri të mundur edhe arrestimin e tyre. Shqiptaret janë të moshës nga 20 deri në 24 vjec dhe kanë treguar se sherri nisi për një vajzë. Të tre shqiptarët janë arrestuar dhe do të gjykohen për veprën penale të plagosjes me dashje.
(d.b/BalkanWeb)