E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, mbyten 2 gra, ura eprishur, kalonin lumin me zetor

Të tjera rreth shkrimit VD/ Shokuese, nxënësit kalojnë lumin me eskavator FOTO/Jeta e vështirë e banorëve të fshatit Braçaj KORÇE  - Të kalosh mes për mes lumin me mjete si zetor, apo eskavator ishte e vetmja mënyrë për banorët e fshatit Braçaj, një fshat i thellë të Devollit, pasi ura ishte dëmtuar prej kohësh. Edhe sot Mirela dhe Elena Zyfi, nga fshati Braçaj duhej të kalonin lumin dhe tragjikisht humbën jetë

Mesditën e sotme gratë kishin hipur zetorit i cili u rrëmbye nga rrjedha e lumit Devoll.

Një video e hedhur në youtube nga www.devolli.com tregon pamje shokuese të jetës së vështirë të banorëve, ku fëmijët kalojnë lumin me eskavator. Eskavatori ndodhet në mes të lumit dhe transporton fëmijët e ulur 2 nga 2 në pirun nga njëra anë në tjetrën
 
Shoferi i mjetit ka mundur të shpëtojë. Policia mbërrin në vendin e ngjarjes dhe po punon për nxjerrjen e trupave.

(Foto: Eskavatori duke transportuar fëmijët)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›