Tiranë, vritet në klub nate26-vjeçarja, punonte si balerinë

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Autori ka qëlluar 6 herë me automatik
TIRANE- Një 26-vjeçare e cila punonte si balerinë është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal nate, "Dream City" (foto) ku ajo punonte, në Kashar, disa km larg, në dalje të Tiranës.
Viktima Sonila Tafaj është plagosur me dy plumba dhe ka gjetur vdekjen sot në mëngjes në Spital Ushtarak.
Ende është e paqartë si ka ndodhur vrasja, ndërsa na sigurohen disa versione të mënyrës si mund të ketë ndodhur ky krim.
Nga të dhënat e para që gazetari i TVA1 REPORT Arsen Rusta ka arritur të marrë nga vendi i ngjarjes në orët e para të mëngjesit një klient ka nisur të ngacmonte ata që ndodheshin në lokal, mes tyre dhe balerinën e lokalit. Klienti është nxjerrë jashtë nga truprojat. Mendohet se më vonë autori është kthyer me një automatik dhe ka pritur jashtë klubit. Në një moment kur kanë qenë duke dalë nga "Drem City" autori ka qëlluar me automatik 6 herë dhe më pas është larguar me makinë në drejtim të gabuar.
(Foto: Policia rrethon vendin)
Prej orës 03:00 ( afërsisht kur mendohet se ka ndodhur krimi) deri sot në mëngjes forcat e komisariatit nr. 6 kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur provat e siguruar dëshmitë. Po merren në pyetje punonjësit e klubit të natës.
POLICIA E TIRANES: PO PYESIM DESHMITARET
Ora 11:10 Policia e Tiranës informon mbi vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ditën e sotme rreth orës 03.00’ është marrë njoftim se në një lokal nate në zonën e Kasharit në Tiranë, është plagosur me armë zjarri shtetasja Sonila Riza Tafa, 26 vjec, banuese në Tiranë.
"Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë duke formuar grupin e posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit dhe ekspert kriminalist, me synim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti midis të rinjsh në të këtë lokal nate, ku viktima është qëlluar dhe si pasojë më pas ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Aktualisht nga strukturat e Policisë së Tiranës, po punohet intesivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje, duke mbledhur dhe administruar provat si dhe marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë në vendngjarje. Për çdo ecuri të këtij hetimi në drejtim të kapjes së autorëve do t’ju informijmë sërisht. "
TRUPI I VIKTIMES NE MORG
Ora 11:00 Grupi i xhirimit të TV A1 REPORT ka filmuar shenjat e vendosura nga policia të cilat tregojnë se ku janë gjetur gëzhojat, pikërisht jashtë derës së lokalit.
(Vendi i gëzhojave rrethuar me të kuqe nga policia)
Trupi i viktimës ndodhet në morg dhe po i kryhet ekspertiza mjeko ligjore.
(Foto: "Dream City", diskoja ku ndodhi vrasja, pamje sot në mëngjes)
Gazetari Arsen Rusta informon se nuk është hera e parë që ndodhin krime me përdorimin e armëve në këtë klub nate. “disa herë kthehet në arenë përleshjesh. Një muaj më parë ka ndodhur një tjetër konflikt ku u përdorën armët, por policia u mundua ta fshehë ngjarjen"
(sg/shqiptarja.com)