E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll, përmbyset zetori, zëposhtë një 14-vjeçar, ndërron jetë

DEVOLL- Një 14-vjeçar nga Devolli ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Fëmija ishte mbi një zetor të ngarkuar me bar, në momentin kur mjeti u përmbys, pasi rrëshkiti në një kanal.
 
Në momentin e rrëzimit, zetori ka zënë poshtë 14-vjeçarin, Romario Zaze, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras të rrethit Devoll. 14-vjeçari së bashku me kushëririn e tij, Gilbert Zaze, kanë ngarkuar zetorin me bar, dhe po ktheheshin në shtëpit. Por për shkak të ngarkesës dhe pas tronditjes gjatë kalimit në kanal, zetori i ngarkuar me bar është përmbysur.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së rrethit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkaq, është shoqëruar në komisariat djali i xhaxhait të viktimës, Gilbert Zaze, i cili drejtonte zetorin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›