Vjehrri i Majlinda Bregut, shtëpi në kalanë e Prezës. Familja Ajazi: Ndërtimi mbi pronën tonë
TIRANE-Ndërsa rrezet e fundit të diellit përthyhen mbi kalanë e Prezës, një re e dendur pluhuri i hakërrehet qiellit. Prej së pakti 6 ditësh, një gropë e madhe e hapur ngjitur mureve të këtij objekti të trashëgimisë, paralajmëron se aty do të ngrihet një godinë. Ndërsa ne u afrohemi themeleve të ndërtimit të ri, një ekskavator jep e merr me ca gurë gjigantë. Banorët e zonës thonë se kanë parë rreth e rrotull kalasë, duke u interesuar për punimet familjen e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Ndërkaq, mbi murin e kalasë është vënë një rrjetë e gjelbërt, që iu zë sytë vizitorëve për të mos parë se ç’ndodh matanë saj, aty ku ligji shkelet në mes të ditës. Janë të paktën 5 veta që punojnë në “kantierin” që zë së paku mbi 100 metra katrorë hapësirë. Gropa e themeleve të reja fillon aty ku mbaron muri i kalasë. Sapo prania jonë vihet re, punimet ndalojnë dhe drejtuesi i tyre na kërkon të largohemi. “Është prona jonë dhe po bëjmë një ndërtim me leje”, thotë ai. Ndërkaq, ne kontaktojmë edhe kryetarin e komunës, Ahmet Halili. Ky i fundit, jo se dukej të kishte sens humori, por se donte ta largonte përgjegjësinë nga vetja, thotë se kalaja nuk i përket komunës së Prezës, por asaj të Bubqit!!!
Po dje, “GSH” ka kontaktuar në telefon Apollon Baçen, drejtues i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Visar Zhitin, ministër aktual i Kulturës. Prej tyre nuk është marrë asnjë sqarim për çështjen. Ndërkaq, Arbër Kadia, drejtor i trashëgimisë në MTKRS, meqenëse kthehej nga një seminar jashtë vendit, tha në orët e vona të mbrëmjes se do të interesohet për çështjen dhe do na njoftojë në ditët në vijim.
Ministria e Integrimit
Gjatë gjithë ditës së djeshme jemi përpjekur të kontaktojmë në telefon me zonjën Majlinda Bregu, por ka qenë e pamundur. Nga ana tjetër, burime të “GSH” pranë Ministrisë së Integrimit, thanë se trualli ku po ndërtohet pranë kalasë së Prezës, është në pronësi të vjehrrit të saj, babait të regjisorit të njohur, Namik Ajazi. I njëjti burim sqaroi se vjehrri i Bregut, Ajazi, e zotëron pronën që prej vitit 1900. “Ata kanë marrë leje për ndërtimin që po bëhet në të gjitha instancat e duhura shtetërore. Ndërtimi është konform ligjeve në fuqi të vendit, ndërsa ndërtimi nuk është i ministres. Është vjehrri i saj që po ndërton shtëpinë e vet aty”, tha zëdhënësja e Bregut për “GSH”. Përfshirjen e Bregut e konfirmojnë edhe burime pranë IMK-së.
Reagimet
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e socialistëve të trashëgimisë kulturore, të cilët pothuaj njëzëri e kanë konsideruar këtë si skandal.
Artan Lame (një nga emrat e lakuar si ministër i ardhshëm i Kulturës) tha se sulmet ndaj kalave shqiptare të filluara 1000- vjet më parë vazhdojnë edhe sot. “Nëse në mesjetë, kalatë duhej të përballonin sulmet e armiqve, sot përballen me sulmet e babëzisë dhe të papërgjegjshmërisë të strukturave shtetërore.
Them të babëzisë, se kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm, që kanë bërë para, një Zot e di se si, dhe nuk kanë asnjë lloj skrupulli për t’i shtuar ato, pavarësisht mënyrave”, tha Lame. Ai shtoi se, kjo ngjarje tregon edhe papërgjegjshmërinë e institucionet vendore apo qendrore.
Sipas tij, në rastin e konkret kulmi i skandalit është se kemi të bëjmë me një ndërtim me leje. “U premtoj qytetarëve se në qeverisjen e nesërme, me sa të kem në dorë do të bëj të pamundurën që ndërtime të tilla të mbeten kujtim i një epoke të turpshme”. I pyetur nëse ai ka dijeni se ndërtimi i takon vjehrrit të Bregut, Lame shtoi: “Kjo historia e vjehrrëve dhe vjehrrave me pallate e ndërtime, duket se do të jetë goxha prodhuese në Shqipëri. Në këtë periudhë ku do të zbulojmë edhe shumë vjehrra e vjehrrë të tjerë, por mua nuk më intereson kjo pjesë”. Për Lamen, i rëndësishëm është përdhosja e një monumenti, që ka 600 vjet që hijeshon kurorën e kodrave mbi Prezë. “Pikërisht në epokën moderne, ku mbrojtja e tyre duhej të ishte e sigurt, këto monumente po kërcënohen nga një valë e re barbarie.
Dëshiroj të rikujtoj që dora e ligjit që po fillon të ndihet në Vlorë për ndërtimet pa leje, së shpejti do arrijë edhe në zonat përreth monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë në Prezë, Lezhë, Krujë, Durrës, Berat, Gjirokastër, Korçë e kudo tjetër ku e shkuara jonë e përbashkët është dëmtuar dhe kafshuar nga babëzia e pushtetit që po ikën”, përfundoi Lame, ndërsa tha se mbetet për t’u parë se mbi ç’plan është dhënë leja dhe nga kush.
Të njëjtin qëndrim mban edhe Artan Shkreli, ish-drejtues i IMK-së. “Është akti i fundit të degradimit të IMK-së, që duhej të mbronte trashëgiminë arkitekturore. Mbas mosndërhyrjes në kalanë e Krujës, ngjarja në Prezë është një shkallë më lart sa i takon degradimit”, tha Shkreli. Nga ana tjetër, ai shpjegon se “në çdo kala në bazë të ligjit për trashëgiminë, neni 32, viti 2003, çdo kala ka një zonë të mbrojtur, që quhet zona buferike, e ku nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi, por ruhet edhe për peizazh kulturor e historik i objektit. Në këtë pikëpamje, në ndërtimin që po bëhet në Prezë, janë shkelur disa shkallë mbrojtje dhe është dëmtuar shtresa arkeologjike që ka çdo kala rreth e rrotull vetes.
Ndërkaq, më i ashpër në reagimin e tij ka qenë deputeti Auron Tare, i cili tha për “GSH” se vandalizmi në kalanë e Prezës e ka një emër: prishja e themeleve të kalasë, bëhet me një leje nga ish-ministri Bumçi dhe me firmën e drejtuesve të Këshillit Kombëtar të Restaurimit. Tare bëri me dije se nga informacionet e siguruara prej tij, në pronësinë e këtij ndërtimi është përfshirë familja e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Sipas tij, në fushatë PS premtoi se do të nxjerrë para ligjit personat përgjegjës dhe në shtator këta persona do të japin llogari para drejtësisë. “Shqiptarët do të shohin se nuk ka më asnjë zyrtar që dëmton trashëgiminë dhe thyen ligjet. Në këtë aferë janë përfshirë dy ministra dhe drejtuesit të Trashëgimisë. Të gjithë do të japin llogari për këtë krim ndaj trashëgimisë kombëtare”, -përfundoi Tare.
Njohësi më i mirë i kalave në Shqipëri, Profesor, Gjerak Karaiskaj, e konsideroi të dhimbshme këtë ngjarje. Ai tha se në asnjë kala nuk lejohet të ndërtohet ngjitur me muret e kalasë. “Nuk e kuptoj se si e kanë marrë lejen për punimet që kanë bërë. Nuk lejohet nga ligji të ndërtosh ngjitur me muret”, tha ai.
REAGON FAMILJA AJAZI: NDËRTIMI MBI PRONËN TONË, PS PO ‘RILIND’ LUFTËN E KLASAVE
Pas lajmit për ndërtimin në kalanë e Prezës, ka reaguar menjëherë familja Ajazi. Ata thonë se po rindërtojnë shtëpinë në ne truallin, prone e familjes Ajazi ne fshatin Prezë.
Sipas familjes së ministres Bregu, ky është një sulm i PS që po tenton të rilindë luftën e klasave si në kohën e komunizmit.
REAGIMI I PLOTË
“Ne respekt te sqarimit te opinionit publik po ju bëjmë me dije.
Një sulm i paprinciptë ka nisur këto dy ditë nga rilindasit e rinj të Partisë Socialiste ndaj familjes sonë.
Familja Ajazi është një nga familjet më të vjetra autoktone të Prezës. Një nga pronat e familjes tonë është dhe trualli mbi të cilin ka qenë shtëpia e familjes tonë, që nga shekulli i kaluar e deri në vitin 1920, vit në të cilin u dogj për arsye politike nga Qeveria e Durrësit.
Ky truall me sipërfaqe 1100 m 2 , kthyer familjes 875 m 2, na është njohur me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave në vitin 1992. Prona na është kthyer në vitin 2001 dhe regjistruar po atë vit pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Pas kërkesës tonë për zhvillimin e pronës, konkretisht rindërtimin e shtëpisë pronë e familjes tonë, kemi aplikuar brenda rregullave e ligjeve në fuqi dhe kemi marrë lejen e ndërtimit në të njëjtin truall ku ka qenë shtëpia jonë, në afërsi të murit verior të Kalasë.
Ju sqarojmë se shtëpia jonë, ashtu si të gjitha shtëpitë e vjetra autoktone ekzistuese edhe sot, në afërsi të Kalasë së Prezës, është e baraslarguar po si ato e po sa ato, nga muret e Kalasë. Sot, rindërtimi ka nisur edhe 4 m më shumë larg mureve, në krahasim me shtëpinë e vjetër.
Rindërtimi i parashikuar edhe nga qasja arkitektonike me të njëjtin stil të shtëpisë që kemi patur, nuk cënon aspak bukurinë e Kalasë së Prezës, përkundrazi do të qëndrojnë në të njëjtën harmoni siç kanë bashkëjetuar dikur.
Cdo akuzë tjetër, që bie ndesh me të drejtën e zhvillimit të pronës, lirinë e individit pse jo dhe harmoninë e jetëzimin e monumenteve të kulturës, është jo vetëm keqdashje por një shenjë e qartë e rilindjes së dhunës së përbuzjes ndaj pronarëve, nga individë pa moral që pasi vodhën e shkatërruan pasuri kombëtare, monumentale e pronat e të tjerëve, sot po duan të fshijnë gjynahet në përpjekje për të Rilindur.
Artan Shkreli and co, nuk u ndje kur miku i tij "kryerilindasi "Edi Rama, i dha lejen e ndërtimit për një pallat 20 katësh Fidel Yllit, sipër një prej monumenteve më të vjetër të Tiranës, varrit te Kapllan Pashës, as iu dhimbs shkatërrimi i vlerave kombëtare si kthimi ne pub e restorante me firmën e tij të Kalasë së Lekursit, një kasaphane mbi trashëgiminë tonë kulturore, apo dhënia e lejes se ndërtimit për pallat gjigand mbi murin e Anastasit në Durrës e të tjera e të tjera.
Artan Shkreli sot flet në emër ‘Te misionit të Rilindjes’ e të Edi Ramës. Kështu po, "Rilindja" merr kuptim. Fiks, rilindje e luftës së klasave e sulm mbi pronarët e ligjshëm. Ju siguroj që siç nuk lejuam të na zhduknin nga trojet tona baballarët e tyre komunistë nuk do të lejojmë askënd nga “rilindasit" të pengojë e cënojë zhvillimin e pronës tonë”.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)