Dezerton kreu i policisë ushtarake siriane: Qeveria doli kundër popullit
Siri- Komandanti i policisë ushtarake të Sirisë ka dezertuar nga qeveria e presidentit Bashar al-Assadit dhe thuhet se ai iku në Turqi.
Gjenerali Abulaziz al-Shalal është një nga më të lartët zyrtarë që u bashkua me kryengritjen kundër regjimit sirian.
BBC-ja e citon të ketë thënë se ushtria kishte dështuar të mbronte sirianët dhe u shndërruar në “banda vrasjesh”.
Pas kalimit të kufirit në Turqi, komandanti lëshoi një deklaratë duke thënë se ai kishte ikur sepse ushtria kishte kryer masakra në qytete dhe fshatra në vend të mbronte popullin e saj.
“Unë deklaroj tradhtinë time nga ushtria për shkak të devijimit të saj nga misioni i saj themelor për të mbrojtur kombin duke u transformuar në banda vrasëse dhe shkatërrimtare”,- tha ai në një mesazh postuar online.
Burime nga opozita thanë komandanti kishte bashkëpunuan në fshehtësi me rebelët. Njoftimi vjen në një kohë kur rebelët thonë se kanë fituar sërish territor mbi disa pjesë të vendit.
Ndërkohë, i dërguari i paqes i OKB për Sirinë është takuar me figura të opozitës në Damask në një përpjekje të re për t’i dhënë fund konfliktit. Presidenti, Bashar al-Assad u takua me të dërguarin e paqes, Brahimi në Damask.
Rebelët kanë luftuar qeverinë e zotit Assad për 21 muaj. Grupet opozitare thonë se më shumë se 44.000 njerëz janë vrarë.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: