Shqiptari drejtonte nga burgu grek rrjetin e trafikantëve të drogës
Greqi- Një rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike në Greqi është goditur ditën e sotme nga polica greke, teksa mësohet se rrjeti drejtohej nga një shqiptar i cili vuante dënimin në burgun grek.
Shërbimi antitrafikut të drogës në shtetin fqinj ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve, dy grekë dhe një ukrainase, me akuzën e ‘posedimit, transportimit e trafikimit’.
Policia zbuloi se në ishullin Rodos, ata kishin fshehur 8.7 kg heroinë të ndara në 18 qese. Fillimisht ka rënë në duart e policisë një shtetas grek që bashkëjetonte me ukrainasen. Ata e drejtuan policinë më pas në zonën ku ishte e fshehur kanabisi.
Ndërsa janë shpallur në kërkim një shqiptar dhe një grek për trafikimin e lëndës narkotike. Policia tha se droga ishte përgatitur për t’jua shpërndarë përdoruesve, e se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij trafiku.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: