E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe pyetjet mbeten Letër burrit tim

Gazeta Shqip

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të publicistit dhe përkthyesit të njohur, Ardian Klosi, e shoqja, fotografja Jutta Benzenbeg, sjell një rrëfim të ndjerë për mungesën dhe jetën përkrah tij…

Jutta Benzenberg
ardian klosi 2 ardian klosi 3 COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG 12 1998 Untitled COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG 12 1998 Untitled_1 COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG 37 COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG 2013 IMG_3292 COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG Ardian 2 COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG Ardian Hanna COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG Ardian Hanna_1 COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG ardian und hanna 1994Untitled COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG IMG_4406 COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG IMG_9514 COPYRIGHT JUTTA BENZENBERG JUTTA BENZENBERG 42 Kati Ardiani Koloseu 2011 kruje 1960

Para pak ditësh, pas gati një viti, gjeta fotot në shtëpinë tonë. Ato ishin në dollap, poshtë fotokopjuesit tënd, aty ku ti vendosje gjithnjë sendet e tua personale, çelësat, portofolin, orën, paratë e vogla, stilolapsin, kur ktheheshe në shtëpi nga lufta jote e përditshme në qytet.

Më kujtohet se si vije në shtëpi çdo ditë, me xhaketën tënde të bardhë prej leshi të firmës BOSS, të cilën ta kisha blerë kur isha shtatzënë me Katin dhe me pulovrën e gjelbër, të cilën e kishe pasur që kur të kisha njohur në Mynih.

Në dimër, ndonjëherë, ti vishje ndonjë nga rrobat e mia për tu ngrohur. Kjo më pëlqente shumë dhe më jepte një ndjesi të këndshme.

Sa herë që ktheheshe në shtëpi, gjëja e parë që bëje ishte përqafimi që u bëje vajzave, duke i pyetur me një zë të ulët, por plot dashuri:

Si jeni?

Si shkoi dita sot?

Oh sa të bukura që jeni!

Morët ndonjë notë sot?

Kur ato merrnin nota të mira, ty të shndriste fytyra. Kur nuk ishin të mira, më hidhje një vështrim mua. Unë, pastaj, të shpjegoja se në jetë ka edhe gjëra të tjera më të rëndësishme sesa vetëm fakti që të jesh më i miri nga notat, sidomos kur sheh se sa të zgjuara janë vajzat dhe që kanë një moral të mirë. Këto fjalë ty të bënin të rrudhje pak buzët, por dhe të vije buzën në gaz, pasi ato të kujtonin kohën tënde të shkollës, kur babai yt, Bilbili, mendonte ashtu si unë, por ti bashkë me nënën tënde kishit të njëjtin mendim lidhur me notat.

Ti nuk ke qenë një baba i rreptë. E rëndësishme për ne të dy ka qenë që vajzat të ishin të lumtura dhe të mos vuanin asnjëherë.

Ti ishe një baba i mrekullueshëm, gjithmonë dorëzoheshe kur të luteshin, u ke dhënë shumë dashuri dhe i ke mbrojtur.

Shpesh tregoje nga koha j

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›