E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimbja e një babai palestinez dhe flakët e një konflikti të ri (FOTOT)

Ai mban në krah trupin e bebes së tij 11 muajshe, ndërkohë që dhimbja e lotët nuk i pushojnë.

Quhet Jihad Masharawi dhe është editori i fotografive për rrjetin BBC në arabisht. Djali i tij 11 muajsh u vra në Gaza gjatë një sulmi ajror të izraelitëve.

Pavarësisht se ata nxituan ta dërgojnë në spital, Omari i vogël dha shpirt.

Avionët, tanket dhe anijet izraelite kanë ndërmarrë një sulm ndaj militantëve islamikë në Rripin e Gazës. Si rezultat deri tani flitet për 11 palestinezë të vdekur, përfshi këtu Omarin e vogël.

Si hakmarrje, militantët islamikë qëlluan raketa në drejtim të Izraelit, duke lënë tre persona të vdekur.

Rreth 130 raketa u qëlluan nga Rripi i Gazës, por mbrojtja anti-raketë izraelite rrëzoi dhjetëra prej tyre.

Izraelitët vranë një shef të Hamasit një ditë më parë, duke thënë se kjo ishte përgjigjja ndaj dhjetëra raketa që janë qëlluar gjatë kësaj kohe.

Ndërkohë Izraeli druhet se Egjipti do të mbajë krahun e militantëve islamikë, pasi në pushtet është Vëllazëria Myslimane. Në të vërtetë presidenti i këtij vendi, Mohamed Mursi e ka dënuar ashpër ofensivën izraelite. Megjithatë nuk pati ndonjë shenjë të një reagimi të mëtejshëm.

Militantët thonë se kanë qëlluar Tel Avivin me një raketë njëtonëshe, të prodhuar në Iran, por izraelitët nuk e kanë raportuar një gjë të tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›