E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjete autobuse te rinj per linjen e Unazes

Transportit publik te kryeqytetit i jane shtuar edhe 10 autobuse te rinj qe do te permiresojne ndjeshem cilesine e ketij sherbimi ne linjen e Unazes.

Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama tha se deri ne fund te janarit transporti ne kryeqytet do te marre nje tjeter pamje dhe cmimi i aboneve nuk do te rritet megjithe perpjekjet e qeverise per te penguar punen e ketij institucioni.

Ne shkojme drejt perfundimit te projektit te rinovimit per linjen e unazes se Tiranes e cila me keto 10 autobuse kalon ne nje numer te konsiderueshem teresisht te rinj. Unaza deri ne fund te janarit do te kete vetem urbane te rinj tha Rama.

Ne linjen e Unazes ku eshte edhe numri me i larte i pasagjereve do te qarkullojne 30 mjete me kilomentrazh zero dhe me te gjitha mjetet e duhura per komfortit per qytetaret. Rama ka shtuar se nuk do te perseriten me situata ku te mungojne abonete ne treg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›