E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjini rikthehet ne Shkalle te Pare

Gjykata e Tiranes ka celur rigjykimin per ish-sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe Shanceve te Barabarta Spartak Gjini nen akuze per korrupsion pasiv pergjate tenderimit per rikonstruksionin e godines se kesaj Ministrie.

Rigjykimi i ish-zyrtarit behet pas prishjes se vendimeve nga Gjykata e Larte te dy vendimeve te Shkalles se Pare dhe Apelit ne te cilat Gjini denohej me 2 vjet e gjashte muaj heqje lirie si dhe heqje te te drejtes per te ushtruar funksione publike per tre vjet.

Se bashku me te keto gjykatat kishin shpallur fajtore per korrupsion edhe dy shtetas te tjere Llambi Tarka dhe Fiqiri Pali. Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmoi se duke qene se ishte bere gjykim i shkurtuar per ish sekretarin e pergjithshem ne ministri e njekohesisht edhe kryetar i komisionit te ofertave per prokurimet duhej konkluduar jo vetem ne fashikullin hetimor por edhe ne marrjen e disa prova te kerkuara nga mbrojtja dhe qe nuk ndodheshin ne kete fashikull.

Nderkohe ne rigjykimin e ceshtjes prokuroria lexoi kerkesen per gjykim duke thene se gjate nje tenderi te bere ne 2007 i pandehuri Gjini ne bashkepunim me nje anetar tjeter ne komision kane kryer nje sere veprimesh korruptive per te shpallur fituese nje firme te paracaktuar prej tyre.

Sipas prokurorise te pandehurit i kane kerkuar perfaqesuesit te nje firme tjeter te mos hynte ne konkurrim pasi ishte vendosur tashme fituesi. Prokurorja lexoi ne proces emrat e deshmitareve qe kerkon te degjohen si dhe pergjimet ambientale qe vertetojne sipas saj akuzen ndaj ish zyrtarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›