Dhjete fitoret e Shqiperise ne Europe
Kombetarja jone ka fituar vetem 10 nga 73 ndeshjet e zhvilluara ne eliminatoret e 10 Europianeve ku ka marre pjese. Shqiperia ka luajtur kunder 26 ekipeve kundershtare. Me shume ndeshje ne eliminatoret e Europianeve Shqiperia i ka zhvilluar me Gjermanine 8 Gjeorgjine 6 Austrine 4 Rumanine 4 Turqine 4 Bullgarine 4 Spanjen 3 dhe 19 te tjerat nga dy ndeshje. Vetem ndaj 7 skuadrave kemi arritur te fitojme Gjeorgjise 2 here Moldavise 2 Luksemburgut 2 Danimarkes 1 Rusise 1 Turqise 1 Islandes 1.
1 - Fitorja e pare historike eshte ajo 1-0 kunder Danimarkes me 30 tetor te vitit 1963 pikerisht me nje gol te legjendes se futbollit shqiptar Panajot Pano nje ndeshje e vlefshme per turin e dyte eliminator te Euro 1964-s. Trajner i skuadres ishte Zyber Konci.
2 - Per te shijuar fitoren e dyte te Shqiperise ne eliminatoret e Europianeve duhet pritur tete vjet pikerisht me 14 nentor te vitit 1971 nje 3-0 i paharruar kunder Turqise ne Qemal Stafa per eliminatoret e Euro 1972. Nje fitore e madhe e trajnerit Loro Borici por te finalizuar me golat bomberit 20-vjecar Ilir Pernaska dopjete 22 55 dhe serish firmes se rende te Panajot Panos atehere rreth moshes 33 vjec. Ne takimin e zhvilluar ne Turqi Shqiperia humbi 2-1 gol i Astrit Ziut.
3 - Gati 18 vjet me pas mberriti fitorja e trete e Shqiperise ne nje fushate kualifikuese ne ate Euro 1992. Shqiperia mungoi ne eliminatoret e Euro 1976 dhe 1980 nderkohe qe nuk arriti te fitoje asnje ndeshje ne kualifikueset e Euro 1984-s 6 ndeshje 6 humbje dhe 1988-s 8 ndeshje 2 barazime 6 humbje. Ne fakt Shqiperia mungoi jo pak por 7 vjet nga skena e futbollit kontinental dhe boteror. Nje nderprerje tragjike me nje dem te pallogaritshem. Aq sa u deshen 18 vjet per te regjistruar fitoren e trete te saj pikerisht me 26 maj te vitit 1991. Pikerisht kunder Islandes. 1-0 ne Qemal Stafa me nje gol te Edmond Abazit 66 por te shoqeruar edhe me nje karton te kuq te Sulejman Demollarit. Nje fitore kjo e trajnerit Bejkush Birce
4 - Eliminatoret e Europianit te vitit 1996 prodhuan per here te pare dy fitore te Shqiperise ne grupin e saj madje duke lene per here te pare edhe ekip poshte nesh ne tabelen e renditjes pikerisht Uellsin nderkohe qe ndaj Gjermanise se forte humbem dy here me rezultat te ngushte dhe ne minutat e fundit. Shqiperia kishte ne grup Gjermanine doli e para ne grupin e 7-te Bullgarine Gjeorgjine Moldavine dhe Uellsin. Fitorja me numer 4 e perfaqesueses eshte ajo kunder Moldavise 3-0 ne Tirane me 29 mars te vitit 1995. E dyta fitore me shifrat 3-0 pas asaj te arritur kunder Turqise. Golat per ekipin e drejtuar nga Neptun Bajko mbajne firmen e Sokol Kushtes 31 dhe 80 te shoqeruar me rrjeten e Salvador Kacajt 41.
5- Serish kunder Moldavise 3-2 ne Kishinau me 7 qershor te vitit 1995 duke regjistruar edhe fitoren e pare ne transferte te Kombetares sone. Edhe kjo ishte per eliminatoret e Angli 1996. Ne Kishinau 7 qershor 1995 eshte Rudi Vata 71 ai qe firmosi golin e 3-2 per Shqiperine kur me pare kishin shenuar Sokol Kushta dhe Arjan Bellaj. Kjo ishte fitorja e pare e Shqiperise ne nje ndeshje ne transferte. E bujshme ne ate kohe.
6 - I perket eliminatoreve te Kampionatit Europian Belgjike/Holande 2000. Shqiperia ndodhej ne grupin 2 se bashku edhe me Norvegjine Sllovenine Greqine Letonine dhe Gjeorgijne. Pikerisht ndaj kesaj te fundit fituam 2-1 me 9 tetor te vitit 1999. Nje fitore me trajner Astrit Hafizin dhe me dy gola brenda gjashte minutash nga Altin Rraklli 30 dhe Bledar Kola 36. Ne kete fitore nga lojtaret aktuale nen urdhrat e Kuzhese luanin Arjan Beqaj dhe Erjon Bogdani zevendesoi Taren ne minuten e 90-te. Ne keto eliminatore morem edhe 4 barazime ndersa pesuam 5 humbje.
7 - Edhe pse nisi me nje barazim 1-1 me Zvicren me ne bankine italianin Xhuzepe Dosena fitorja e pare per eliminatoret e Euro 2004-s por dhe e shtata ne radhe i perket gjermanit Hans-Peter Brigel dhe pikerisht ndaj nje kundershtari si Rusia qe na kishte mundur ne Volgograd 4-1 gol i Klodian Duros. Italiani Dosena e braktisi ne menyre te papritur Shqiperine. Pasuesi i tij gjermani Hans-Peter Brigel e nisi me nje fitore te bujshme 3-1 kunder Rusise ne Shkoder me 29 mars te vitit 2003 Altin Rraklli Altin Lala dhe Igli Tare bene te pavlefshem golin e realizuar nga rusi Andrej Karayka. Nje debutim endrrash per Brigelin nje hakmarrje madheshtore ndaj Rusise te drejtuar nga rusi i famshem Valeri Gazajev.
8 - I perket serish Hans-Peter Brigelit. Ne eliminatoret e Euro 2004-s. Pas humbjes 3-0 me Gjeorgjine ne Tbilisi me 6 shtator 2003 kater dite me pas ne Qemal Stafa Shqiperia fitoi 3-1. Pas nje pjese te bardhe 0-0 Besnik Hasi 51 dhe Igli Tare 53 e cuan ne 2-0 rezultatin per Shqiperine nderkohe qe Shota Arveladxe e shkurtoi diferencen ne minuten e 64-t. Ne te 80 Alban Bushi vulosi rezultatin 3-1.
9 - Pas dy barazime pa gola kunder Sllovenise dhe Bullgarise Luksemburgu ishte mundesia me e mire per te regjistruar fitoren e pare ne eliminatoret e Euro 2008-s. Edmond Kapllani ne te 38 dhe Altin Haxhi ne te 57 firmosen fitoren 2-0 kunder luksemburgasve te drejtuar nga Gij Heller.
10 - Eshte serish Luksemburgu i vogel ndaj te cilit Shqiperia ka regjistruar edhe fitoren e fundit ne eliminatoret e nje Europiani. 3-0 ne Luksemburg me 6 qershor 2007. Shenues Ervin Skela 25 dhe Edmond Kapllani 36 dhe 72. Kapllani bashke dhe me dy golat e shenuar ne humbjet 2-4 kunder Bjellorusise dhe 6-1 kunder Rumanise u ngjit ne kuoten e pese golave duke u bere golashenuesi me i mire i Shqiperise ne eliminatoret e Europianeve
DHJETE FITORET
1. Eliminatoret Euro 1964
SHQIPERI-DANIMARRKE 1-0
Shenues Panajot Pano
Trajner Zyber Konci
2. Eliminatoret Euro 1972
SHQIPERI-TURQI 3-0
Shenues Ilir Pernaska 2 Panajot Pano
Trajner Loro Borici
3. Eliminatoret Euro 1972
SHQIPERI-ISLANDE 1-0
Shenues Edmond Abazaj
Trajner Bejkush Birce
4. Eliminatoret Euro 1996
SHQIPERI-MOLDAVI 3-0
Shenues Sokol Kushta 2 Salvador Kacaj
Trajner Neptun Bajko
5. Eliminatoret Euro 1996
MOLDAVI- SHQIPERI 2-3
Shenues Arjan Bellaj Rudi Vata
Trajner Neptun Bajko
6. Eliminatoret Euro 2000
SHQIPERI-GJEORGJI 2-1
Shenues Altin Rraklli Bledar Kola
Trajner Astrit Hafizi
7. Eliminatoret Euro 2004
SHQIPEERI-RUSI 3-1
Shenues Altin Rraklli Altin Lala Igli Tare
Trajner Hans-Peter Brigel
8. Eliminatoret Euro 2004
SHQIPEERI-GJEORGJI 3-1
Shenues Besnik Hasi Igli Tare Alban Bushi
Trajner Hans-Peter Brigel
9. Eliminatoret Euro 2008
SHQIPEERI-LUKSEMBURG 2-0
Shenues Altin Haxhi Edmond Kaplani
Trajner Oto Baric
10. Eliminatoret Euro 2008
LUKSEMBURG-SHQIPERI 0-3
Shenues Edmond Kaplani2Ervin Skela
Trajner Oto Baric
3 Shtator 2010