U-21 sot prova e nderit me Azerbajxhanin
Shqiperia U-21 do te luaje sot ne Azerbajxhan ndeshjen e fundit per eliminatoret e Kampionatit Europian 2011 nje takim me ngjyra prestigji duke pare dhe edhe ecurine e saj te dobet ne keto kualifikuese. Ne ndeshjen e fundit zyrtare Shpresat humben 1-2 me Bjellorusine qe doli fituese nga Niko Dovana fale dy golave te realizuar nga sulmuesi Maksim Skavysh i Bate Borisovit. Golin per Shqiperine e shenoi Odise Roshi njeheresh edhe golashenuesi me i mire i Perfaqesueses U-21 per kete edicion 3 gola.
Per Shpresen e drejtuar nga Artan Bushati kjo ishte humbja e peste ne shtate takime per eliminatoret e Kampionatit Europian 2011 dhe e dyta ne kater takime te luajtura ne Shqiperi pas asaj me Skocine 0-1 ne Ruzhdi Bizhuta te Elbasanit. Trajneri Bushati ka ne vijen e pare dy sulmuesit Bekim Bala Genshlerbirlixhi Vasil Shkurtaj Panionos por dhe Odise Roshin e Flamurtarit Ardit Shehajn po te Flamurtarit si dhe Bledar Marashin e Lacit. Perpara ndeshjes me Azerbajxhanin Shqiperia zhvilloi nje miqesore me Polonine e kesaj moshe ndaj se ciles barazoi 2-2 ne Loni Papuciu te Fierit. Te premten Bjellorusi barazoi 1-1 me Skocine ne Borisov. Golit te Nekhajcik per Bjellorusine 36 iu kunderpergjigj MekGuajer me penallti 64. Shqiperia pas shtate ndeshjesh ndodhet ne vendin e parafundit me 4 pike duke pasur ne bilancin e saj 1 fitore pikerisht me me Azerbajxhanin autogol i Marimanov 1 barazim me Austrine dhe 5 humbje me Skocine 2 Austrine dhe Bjellorusine po 2. Grupi 10 kryesohet nga Austria Skocia dhe Bjellorusia te tria nga 14 pike. Shqiperia renditet e parafundit me kater pike dhe Azerbajxhani i fundit me nje pike.
Te premten
NDESHJET E SHQIPRIS
Shqiperi-Skoci 0-1
Skoci-Shqiperi 5-2
Shqiperi-Azerbajxhan 1-0
Austri-Shqiperi 3-1
Bjellorusi-Shqiperi 4-2
Shqiperi-Austri 2-2
Shqiperi-Bjellorusi 1-2
Azerbajxhan-Shqiperi 04.09.2010
RENDITJA
Austria 14
Skocia 14
Bjellorusia 14
Shqiperia 4
Azerbajxhan 1
U-19 kunder Anglise
Shqiperia U-19 e drejtuar nga Ramadan Shehu njohu kundershtaret e saj per eliminatoret e Kampionatit Europian 2010/2011 te kesaj moshe finalet e te cilit do te luhen ne Rumani. Shqiperia ndodhet ne grupin 8 se bashku edhe me Belgjiken Angline dhe Qipron. Ndeshjet e ketij grupi do te zhvillohen ne Belgjike ne datat 8-13 tetor 2010. Dy ekipet me te mira te cdo grupi jane 13 te tilla ne gjithe Europen do te kalojne ne fazen e dyte eliminatore apo Elite Raund. Shqiperia U-17 ne edicionin e fundit humbi me Italine 5-0 dhe Irlanden 2-0 dhe fitoi me San Marinon4-1.
Edhe U-17 ne aksion
Shqiperia U-17 e drejtuar nga Ardian Mema do te nise me 25 shtator ndeshjet per eliminatoret e Kampionatit Europian 2010/2011 te kesaj moshe finalet e te cilit do te luhen ne Serbi. Shqiperia ndodhet ne grupin 4 se bashku edhe me Norvegjine Irlanden e Malten. Ndeshjet e ketij grupi do te zhvillohen ne Malte nga data 25 deri me 30 shtator 2010. 52 vende marrin pjese ne kete kompeticion. Dy ekipet me te mira te cdo grupi jane 13 te tilla ne gjithe Europen do te kalojne ne fazen e dyte eliminatore apo Elite Raund. Shqiperia U-17 ne edicionin e fundit i humbi te tri ndeshjet ne grup.
4 Shtator 2010