Dhjetë modelet më seksi të veshjeve intime për vitin 2011 (FOTO)
- Brënda një viti, ku nga dëbimi i një ferme për xhirimin e pozave seksuale, ajo ka kaluar në ikonën më seksi të reklamimit të veshjeve bikini. Sipas një sondazhi të bërë nga revista e famshme amerikane Advertising Age, 23-vjeçarja Rihanna është shpallur ikona më seksi me pozimet e saja për veshjet intime të Armanit.
- Menjëherë pas saj, vendin e dytë e ka zënë e mrekullueshmja Miranda Kerr, e cila vetëm pak javë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj, ka pozuar për veshjet intime të Victorias Secret. Shfaqja e saj pas lindjes, me një bark të sheshtë si asnjëherë më parë, i ka mahnitur të gjithë duke i lënë përshtypjen sikur ajo nuk ishte shkëputur asnjëherë nga pasarela!
- Ndërsa modelja britanike Kate Moss, që vjet zinte vëndin e parë, me pozimet topless për linjën italiane të veshjeve Liu Jo, ka zënë vëndin e tretë në këtë klasifikim.
- Vëndin e katërt e ka zënë supermodelja braziliane Gisele Bundchen, edhe ajo një modele që i është kthyer sërish sfilatave vetëm dy vjet pasi u bë nënë, duke pozuar për linjën Hope.
- E dashura e futbollstit portugez Ronaldos, Irina Shayk ka zënë vendin e pestë të këtij klasifikimi nëpërmjet pozimeve me bikinët e plazhit të linjës Luli Fama.
- Modelja magjepse dhe nëna e katër fëmijëve Heidi Klum është renditur në vendin e gjashtë vetëm nëpërmjet promovimit të projektit të saj televiziv Project Runaway.
- Dikur ajo ishte kukulla e Baywatch Pamela Anderson ka zënë vendin e shtatë me pozimet e saj për linjën Secrets In Lace.
- Modelja Lily Aldridge, e martuar me rrokerin e King of Leon Caleb Followill, ka zënë vëndin e tetë me pozimet e saj për Victorias Secret.
- Modelja braziliane Bar Rafaeli ka zënë vendin e nëntë me prezantimin e veshjeve intime të linjës Passionata.
- Ndërsa vëndin e dhjetë e ka zënë modelja amerikane Kate Upton me fushatën e saj për Jenna Leigh Lingerie.




