E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhjetë viktima nga zjarret në Kili, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më shumë se dhjetë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e zjarreve të ashpra pyjore që goditën Kilin ditët e fundit duke bërë që presidenti Gabriel Boriç të shpallë vendin në gjendje të jashtëzakonshme .

Presidenti kilian njoftoi se “do të vihen në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme” për të luftuar zjarret që po përhapen në rajonet qendrore dhe jugore të vendit.

Vetëm në rajonin Valparaiso , zjarri dogji 4,800 hektarë , sipas Conaf, zyrës kombëtare të pyjeve të Kilit .

Nxehtësia dhe thatësira , për shkak të fenomenit klimatik El Niño , po godasin Amerikën Latine gjatë verës , duke shkaktuar zjarre që po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike .

Pas Kilit dhe Kolumbisë, vala e të nxehtit rrezikon të godasë Argjentinën, Paraguajin dhe Brazilin në ditët në vijim/.Cnn.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›