E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetëra mijë demonstrues kundër samitit të klimës, qindra të arrestuar

Kopenhagë, 13 Dhjetor NOA - Në kuadër të punimeve të konferencës ndërkombëtare për klimën, në Kopenhagë kanë demonstruar dhjetëra mijëra njerëz për një  marrëveshje gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e klimës. Në të njëjtën kohë ata kërkuan  ndihma të shpejta për vendet e varfra me qëllim  që ato të mund të paguajnë kontributin e tyre në luftën kundër ngrohjes së tokës.

Në kuadër të manifestimeve paqësore pati edhe trazira. Policia daneze në mbrëmje ka vepruar kundër personave  të dyshuar vandalistë.

Sipas të dhënave të autoriteteve rreth 900 persona u arrestuan përkohësisht.

Ndërkaq rreth 50 ministra të ambientit janë takuar në Kopenhagë, në mesin e të cilëve edhe ministri gjerman i Ambientit Norbert Röttgen, informon radio DW.

Deri në fund  të javës së dytë të samitit priten të jenë të pranishëm rreth 115 krerë shtetesh dhe qeverish në kryeqytetin danez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›