Dhjetera mijera vete kerkojne zgjedhje te reja ne Serbi

Serbia nuk e duron me regjimin e hajduteve qe vjedh te gjithe vendin - kjo ishte thirrja e Aleksandar Vucicit nga Partia Nacionaliste e Perparimit. Dhjetera mijera vete nga i gjithe vendi kishin ardhur ne Beograd te shtunen 16.04.2011 per te demonstruar kunder qeverise. Ne protestat ne bdquoditen e ndryshimit vleresohet se moren pjese 70.000 vete. Ata kerkojne zgjedhje te reja me 18 dhjetor.
Por qeveria nen drejtimin e presidentit Boris Tadic deri tani nuk ka leshuar pe. Zgjedhjet e rregullta duhet te zhvillohen ne Serbi ne vitin 2012. Tadic pranon mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme pasi BE te kete vendosur per pranimin e Serbise ne Union por kjo nuk ka gjasa te ndodhe para fundit te vitit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mbeshtetes te Partise se Perparimit ne opozite protestojne ne demonstrimin e madh te opozites ne Beograd. 16.04.2011. Opozita nuk dorezohet
Ky nuk ishte demonstrimi i pare masiv me te cilin opozita synon te arrije ndryshimin. Ne muajin shkurt dhjetera mijera aktiviste dhe opozitare dolen ne rruge per te protestuar. Ata kerkonin te shfrytezonin per arritjen e objektivave te tyre atmosferen e revolucionit qe krijuan ndryshimet politike ne Tunizi dhe Egjipt por deri tani pa sukses.
Lideri i opozites serbe Tomislav Nikolic iu drejtua edhe mjeteve te tjera per te shtuar trysnine ndaj Tadicit dhe kabinetit te tij ai ka hyre ne greve urie. Nikolic ka thene se do te nderprese greven vetem nese merret vendimi per zgjedhje te reja. Duke iu drejtuar presidentit politikani opozitar tha bdquonese mua me ndodh dicka e ekqe ai duhet te shpalle zgjedhje te reja. Edhe protestat paqesore do te vazhdojne.
Ne sondazhe partia SNS ndodhet para Partise Demokratike ne pushtet te Boris Tadicit. Kjo e fundit demonstroi forcen e saj me nje prani te madhe policesh dhe njesish antiterror gjate demonstrimit. Por mbeshtetja ne popullsi po ulet vazhdimisht. Perballe papunesise ne rritje tashme ne nivelin 27 dhe pagave ne renie shume serbe e akuzojne qeverine se nuk ben asgje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Opozita ka mbeshtetje te forte ne popull. Quo vadis Serbi
Ashtu si shume vende te Evropes edhe Serbia eshte goditur rende nga kriza ekonomike mbareboterore. Por ekspertet nuk i shohin problemet e vendit vetem tek kriza ekonomike. Edhe ekonomia ilegale dhe korrupsioni lulezojne para se gjithash ne politike. Organizata joqeveritare Transparency International e radhiti Serbine ne vendin e 78 nga 178 vende ne indeksin nderkombetar te korrupsionit 2010. Ajo flet per korrupsion sistematik pasi zyrtaret kane hapesire te madhe ne interpretimin e ligjeve dhe rregullave. Kjo favorizon abuzimet.
Presidenti Tadic synon ta fuse Serbine ne BE. Qeveria serbe paraqiti nje kerkese per anetaresim ne dhjetor 2009. Por njohesit e BE-se mendojne se rruga e Serbise deri ne anetaresim do te jete e gjate dhe jo vetem per shkak te krizes ekonomike. Beogradi nuk e njeh ende Kosoven shtet. Edhe bashkepunimi me gjykaten nderkombetare per krime lufte ne ish-Jugosllavi nuk eshte optimal perpjekjet per dorezimin e ish-krimineleve te luftes nga koha e luftes ne vitet 90 si Ratko Mladic duket se kane ngecur ne vend.
Autor Nicole Scherschun afp dpa dapd / E.Xhani
Redaktoi Elert Ajazaj