Tronditje ne Kroaci - Pas denimit te gjeneralit Ante Gotovina

55-vjecari Gotovina eshte pergjegjes per dhenie urdhrash per vrasje te civileve dhe plackitje masive si dhe per debimin e me shume se 200.000 serbeve nga rajoni i Krajines gjykoi te premten Gjykata Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine ne Hage. I padituri tjeter si bashkepergjegjes i rendesishem per operacionin ushtarak kroat Stuhia ne vitin 1995 ish-gjenerali Mladen Markac u denua me 18 vjet heqje lirie. Ndersa gjenerali Ivan Cermak u shpall i pafajshem.
Tronditja dhe habia ishin emocionet predominuese ne sheshin Jelacic ne qender te Zagrebit ku u transmetua live shpallja e denimeve ne Hage.
24 vjet burg ne vend te shpalljes i pafajshem per Ante Gotovinen ashtu sic prisnin dhe shpresonin shume vete.
bdquoUne jam thellesisht i zhgenjyer dhe thjesht nuk di cte them.
Ky eshte nje denim per te gjithe kroatet ai nuk ka te beje me me Gotovinen. Ishin keto komentet me te shumta ne radhet e qytetareve ne shesh.
Bildunterschrift Ish gjeneralet kroate Gotovina dhe Cermak ne sallen e gjyqit diten e shpalljes se vendimit. 15.04.2011 Ipeshkvet katolike kishin udhezuar mbajtjen e lutjeve per lirimin e gjeneralit Ante Gotovina. Kryeministrja kroate Jadranka Kosor nuk mund te perfytyronte gje tjeter vec shpalljes i pafajshem te heroit kombetar. Vendimin e gjykatesve te tribunalit te OKB-se ajo e cileson fyerje
bdquoNe argumentimin e gjykimit pretendohet se udheheqja e atehershme kroate ka shkelur te drejten nderkombetare dhe konventat e OKB-se ne nje sipermarrje te perbashket kriminale. Kjo per ne eshte krejt e papranueshme.
Ne te vertete vendimi i gjykates se OKB-se trondit ne themele ate cka per thuajse gjithe kroatet eshte e vetekuptueshme. Lufta e Kroacise ne vitet 90 konsiderohet si nje lufte e drejte kunder pakices serbe e cila per vite me radhe kishte pushtuar nje te treten e territorit. Vetem permes te ashtuqajturit operacioni Stuhia ne gusht 1995 nen drejtimin e gjeneralit Gotovina u arrit marrja e territoreve nga kroatet. Qe ky aksion u shoqerua me krimet me te renda te luftes dhe perndjekjen e debimin sistematik te qindra mijera civileve serbe kryeministrja e Kroacise Jadranka Kosor nuk e pranon si argument
bdquoNga kendveshtrimi yne aksioni Stuhia kishte qarte karakterin e nje operacioni legjitim ushtarako-policor me qellim clirimin e territorit shteteror kroat nga pushtuesit.
I tronditur nga vendimi i gjykatesve ne Hage shprehet edhe presidenti kroat Ivo Josipovic.
bdquoNe pranojme vertet aspektet juridike te gjykates se Hages por jo implikimet politike dhe historike te vendimit. Lufta per atdheun tone do te mbetet per ne gjithnje nje lufte mbrojtese e drejte me te cilen mbrojtem lirine dhe demokracine nga agresioni dhe politika kriminale e regjimit te Sllobodan Milloshevicit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish gjenerali Mladen Markac u denua me 18 vjet burg. Vetem pas arrestimit te Ante Gotovines pese vjet e gjysme me pare Kroacise iu hap rruga per negociatat per anetaresim ne BE. Gatishmeria per bashkepunim me gjykaten e OKB-se per krime lufte ishte kriteri vendimtar. Tani thuajse ne etapen perfundimtare te negociatave me Brukselin qeveria ne Zagreb megjithe indinjaten per denimin e Gotovines shpreson qe protestat e shoqatave te veteraneve te mbeten paqesore. Kandidates per anetaresim ne BE Kroacise nuk i duhen shfaqjet e hapura te simpatise per kriminele lufte te cilat mund te shnderrohen ne akte te dhunshme.
Autor Joumlrg Paas / Eliana Xhani
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi