E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetëra militantë të vrarë në Jemen

Të paktën 18 militantë dyshohet se janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në Jemen.
 

Avionët kanë sulmuar pozicionet e luftëtarëve të dyshuar të Al Kaidës në Bajada dhe Jar. Sulmet theksohet se janë kryer nga avionë të telekomanduar amerikanë.
 

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka mohuar të komentojë rolin e Amerikës në sulme. SHBA e konsideron degën e Al Kaidës në Jemen si njërën nga më të rrezikshmet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›