E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dhjetëra të rinj sfidojnë të ftohtin, frekuentojnë Banjat e Bënjës

Edhe pse  në mjedis të hapur e temperaturat e ajrit prej ditësh qëndrojnë poshtë zeros, Banjat Termale në Bënjë të Përmetit, nuk i kanë humbur vizitorët. Dhjetëra të rinj nga Përmeti, por edhe nga Vlora e Fieri thonë se frekuentimi i tyre në këto ditë janë terapi jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë emocional.
Ujërat e Bënjës ndodhen vetëm 13 km larg qendrës së Përmetit. Ato anë përmbajtje të lartë sulfurore, e me rekomandohen për  shqetësimet e stomakut, problemet  reumatizmale apo për probleme të lëkurës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›