E Enjte, 5 Nëntor 2026

S.Cuke ,Qëndistarja që mban gjallë traditën Përmetare

Tradita Përmetare e qëndistarisë vijon edhe në ditët e sotme. Suzana Cuke  prej më shumë se njëzetë vitesh vijon të ofrojë punimet me dorë me grep dhe kostumet popullore të zonës , duke ruajtur dhe përciellë  brez pas brezi zanatin e grave të këtijë qyteti. Ndërsa artin dhe idet e veta tashme i ka konfiguruar edhe si një aktivitet tregëtarë. Prej shumë vitesh ajo sjell punime artizanale të ndryshme.

“Këtë zanat e kam të trrashëguar nga gjyshja  dhe mamaja ime. Në fillimet e mija me dukej e vështirë për ta mësuar , por më përkushtim dhe pasion asgjë nuk është e pamundur për tu harritur. Prej pasionit që kisha e mësova shumë shpejtë .punimet që bëj janë të ndryshme ,varet nga kërkesat që më vinë” , thotë Suzana.

Por ajo nuk është mjaftuar që elementet e qëndistarisë ti mbajë vetëm në familjen e saj. Këtë zanat ajo e ndanë edhe  me gra të tjera të qytetetit. 

“U bënë disa vite tashmë që  jemi bërë një grup me disa gra dhe organizojmë punën .Shkembejmë ide dhe mendime me njëra tjetrën . Pra punojmë në grup. Madje disa herë këmi marrë pjes edhe në trajnimë që janë bërë nga një organizatë, përsa i përket ruajtjes së vlerave dhe traditave. Kemi hapur edhe një dyqan ku kemi punimet tona “ thotë Suzana .

Rikthimi i tradicionales , që sot përdoret nëpër evente të ndryshme familjare bare e restorante , bën që këto të fundit të jenë më të preferuarat e më të shiturat në tregun vendas e atë të huaj . Suzana tregon se kryesisht bën centro ,tantella ,perde dhe punime të tjera me qëndisje. Punimet me dorë qëndismat dhe elementet etjerë janë njëmundësi  për të siguruar jetesën ekonomike të familjes . 

“Nëpërmjët këti zanati kam siguruar të ardhura të mira .Sidomos këto vitet e fundit që punimet me dorë kanë filluar të preferohen shumë. Bëj paja për nuse .Kostume popullore sipas kërkesave .Perde të bardha si ato që përdoreshin më par딠 thotë Suzana.

Artizanati falë edhe rritjes së turizmit po rikthehet sërisht në vëmendje jo vetëm të banorëve ,por edhe në vëmendje të instancave përkatëse duke treguar në këtë mënyrë traditen e mirëfilltë shqipetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›