E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetera viktima ne Pakistan nga nje sulm vetevrases

Sulmi

Te pakten 50 persona kane humbur jeten dhe me shume se 120 te tjere jane plagosur gjate nje sulmi te dyfishte vetevrases ne Pakistan. Dy persona te maskuar si police aktivizuan eksplozivet ne nje ndertese qeveritare ne Mohmand prane kufirit afgan gjate nje takimi te udheheqesve fisnore. Ata po diskutonin per formimin e nje njesie kunder talebanit. Talebanet e Pakistanit thane se ishte prapa sulmit. Ushtria pretendon se i ka paralizuar aktivitetet e militanteve ne zonat fisnore. Megjithate shume vezhgues vene ne pikepyetje efektivitetin e operacioneve te ushtrise pakistaneze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›