E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaudia Hila Teknika problemi emergjent i kukullave

Drejtoresha e Teatrit te Kukullave pershtatjen e teknologjise e sheh nder problemet kryesore te institucionit qe drejton

Afishe te medha blu vendosur ne godinen e hershme te Teatrit te Kukullave lajmeronin 60-vjetorin e tij. Nga jashte degjohej muzike ndersa nga brenda njerezit nxitonin te vendosnin nje gje ketu e nje gje atje per te festuar. Ca kukulla varur ne mure video-projektore fotografi te aktoreve te vjeter etj. duken te gjitha si thirrje e nje kujtese. Teatri i Kukullave ka tashme nje histori te tijen 60-vjecare. Para viteve 90 jehona e tij ka qene edhe me e forte se sot. Femijet qe nuk mund te ishin dot ne ate salle i gezoheshin orarit te kukullave ne te vetmin televizion. E bukura e dheut Kesulekuqja Kacamisri Pinoku Borebardha e shume te tjere kane qene personazhet e njohura per femijet. Sot ata njohin shume me teper. Jane emra te rinj nga ata qe teknologjia u ofron pareshtur. Klaudia Hila drejtoresha aktuale e Teatrit te Kukullave thote se evoluimi eshte kerkese e kohes per teatrin aq me shume qe femijet jane te paret ata qe i perthithin gjerat. Nuk eshte e thjeshte te jesh ne nje hap me teknologjine por kemi pasur deshiren e mire per te qene gjithmone me nje profil te ri per te qene bashkekohore sepse ka edhe formate te tjera qe kerkojne te jene konkurrente ndonese asnjehere nuk mund te arrijne magjine qe percjell teatri thote Hila. Ne fakt sipas saj nevoja me emergjente e Teatrit te Kukullave eshte teknika. Kjo do te siguronte qe personazhet te vinin ne nje forme me te rinovuar. Sigurisht qe aktoret angazhohen dhe punojne me pasion persosen me tej ne punen e tyre me trajnime por gjithmone mbetet per te dhene dicka me shume. Ne fakt cdokush qe i ka qelluar te hyje edhe here te tjera ne godinen e Teatrit te Kukullave nuk mund te mos e kete vene re mjerimin fizik te kesaj godine. Teatri nje godine qe nga koha e Mbretit Zog e reflekton mungesen e nderhyrjes dhe rregullimet qe se paku duhet te kishte se brendshmi. Por kete 60-vjetor drejtuesit dhe aktoret preferojne ta shohin me se shumti si nje feste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›